Kapet në Lazarat një person i dënuar me 22 vite burg , si dhe i shpallur në kërkim edhe për një sërë veprash të tjera penale.

Më orët e mbasdites së ditës së sotme, pas një operacioni të mirorganizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme e Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Sarandë ,u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
Alfons Buzheri, 28 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”,Gjirokastër, i dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale: “Rrëmbim Personi kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim të torturës“.
Gjithashtu ky person ishte i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar Masën e sigurisë në mungesë, “Arrest në Burg” për “Vrasje të punonjësit të policisë e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.
Po ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër , ka caktuar Masë sigurisë në mungesë “Arrest në Burg“ për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikeve” dhe “Armbajtie pa leje”.
Ndaj tij u bë ekzekutimi i vendimeve penale për t’ju vënë në dispozicion të drejtësisë.





