Kriza, tragetet në 6-muaj 4 për qind më pak udhëtarë

Kriza, tragetet në 6-muaj 4 për qind më pak udhëtarë

51
0
Shares

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti tragetet e linjave kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Të dhënat e fundit të Autoritetit Portual në Durrës bëjnë të ditur se tragetet u shfrytëzuan nga 220.738 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj ose 4 % më pak sesa 6-mujori i parë i vitit të kaluar.
Sipas të njëjtit burim 125.600 udhëtarë u nisën me tragete drejt porteve të Barit, Brindizit, Triestes dhe Ankonës (Itali), duke shënuar një rritje prej 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Numri i udhëtarëve në hyrje ka qenë shumë më i vogël se në dalje, vetëm 95.138 vetë, duke regjistruar një rënie prej 12%.
Statistikat bëjnë me dije se shifrat e udhëtarëve vendas që shfrytëzojnë tragetet kanë shënuar një rritje të vogël prej 1 % ndërsa është regjistruar një rënie prej 18 % e udhëtarëve të huaj që zgjedhin këtë lloj shërbimi. Rritje prej 5 % për qind ka pasur edhe në transportin e kamionëve me tragete, ndërkohë që vihet re një rënie prej 8 % në numrin e përgjithshëm të autoveturave. Gjatë këtij 6-mujori tragetet kanë transportuar 37.267 autovetura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY