Prokuroria e Përgjithshme duhej të kishte nisur që sot hetimin kryesisht për shpërdorim detyre ndaj Kryeministrit Edi Rama fill pas denoncimit që bëri në Parlament, deputeti Luan Rama.
Bëhet fjalë për shmangien e ligjit “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope” i cili nuk ëhstë zbatura asnjë ditë prej qeverisë dhe Kryeministrit të cilin ligji e ngarkon të krijojë dhe të drejtojë një Komitetin Kombëtarr të luftës kundër Drogës.
Ligji mban nr. 8750, i miratuar më 26.03.2001 dhe i ndryshuar më 15.09.2016 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope”. Ligji e bën detyrues krijimin e Komitetit Kombëtar. “Krijohet Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës kundër Drogës nën drejtimin e Kryeministrit. Në këtë komitet marrin pjesë ministrat përgjegjës për rendin, për mbrojtjen, për arsimin, për drejtësinë, për financat, për shëndetësinë…” thuhet në ligj.
Sipas këtij ligji në nenin 3 të tij, se “komiteti mblidhet të paktën dy herë në vit dhe ka për detyrë të përcaktojë drejtimet e politikës së përgjithshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të parandalimit dhe të luftës kundër prodhimit dhe përhapjes së paligjshme të substancave narkotike”.
Po ky ligj thotë: “Për realizimin e veprimtarisë së tij Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit ka një sekretari, drejtuesi i së cilës emërohet nga Kryeministri, dhe sekretaria përbëhet nga një staf i përhershëm specialistësh, që përcaktohen nga ministritë anëtare të këtij komiteti”.
Deputeti Luanj Rama tha se kishte pyetur në disa ministri për anëtarët e këtij komiteti dhe nuk kishte gjetur asnjë.
Por ligji vijon edhe mëtej me kërkesat e tij. Në nenin 5 ligji thotë në mënyrë taksative: “Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit, nëpërmjet Kryeministrit…”, që është kryetari i këtij komiteti “…brenda datës 30 mars të çdo viti i paraqet Kuvendit një relacion me të dhënat që kanë të bëjnë me paraqitjen e dukurisë së drogës në Shqipëri, me strategjitë e përshtatura, me objektivat e arritura, me orientimet e ardhshme të qeverisë për detyrimet ndërkombëtare”.
Deputeti Luan Rama bëri të ditur se ka marrë nj përgjigje nga Kuvendi në lidhje me kërkesë që deputeti ka bërë për raportimet e Komitetit Kombëtar në vitin 2014, 2015, 2016 në të cilën thuhej: “Në përgjigje të kërkesës suaj, datë 6 mars…”, e të tjera “…në arkivën e dokumentacionit parlamentar nuk rezulton të ketë relacione të Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës kundër drogës për vitet që ju kërkoni respektivisht 2014, 2015 dhe 2016”.
Në të njëjtin ligj thuhet: “Struktura për hetimin e veprave penale në fushën e lëndëve narkotike në Policinë e Shtetit organizohet në nivel qendror dhe struktura përgjegjëse është struktura qendrore për hetimin e lëndëve narkotike, është përgjegjëse për parandalimin dhe luftën kundër veprave penale në fushën e lëndëve narkotike dhe për trajtimin në mënyrë të unifikuar të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në këtë fushë.” Por nuk është vetëm Policia e Shtetit përgjegjëse dhe as vetëm Ministria e Brendshme, ka përgjegjësi të papërmbushura edhe Ministria e Bujqësisë, edhe Ministria e Arsimit, edhe Ministria e Shëndetësisë, edhe Ministria e Mbrojtjes, sepse të gjitha institucionet që janë në përbërje të Komitetit Kombëtar për Bashkërendimin e Luftës kundër Drogës duhet që dy herë në vit për mbledhjen e këtij komiteti, që duhet të ishte bërë dy herë në vit, por që nuk më rezulton se është bërë, të dërgojnë informacione me shkrim mbi përgjegjësitë që kanë përmbushur, detyrimet që kanë plotësuar dhe çfarë planifikojnë të bëjnë në proces, theksoi deputeti Luan Rama. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/