BOOM/100 familje në Astir mes ujërave të zeza

BOOM/100 familje në Astir mes ujërave të zeza

93
0
Shares

Janë rreth 100 familje në zonën e Astirit në Tiranë të cilat prej tetë vitesh vuajnë mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza. Banorët e një bllok pallati të ndërtuar nga firma “Jon” i janë drejtuar emisionit investigative BOOM në RTV Ora Neës për të shprehur shqetësimin e tyre.

Ata thonë se mungojnë kanalizimet dhe ujërat e zeza derdhen në bodrumin e ballatit, duke sjellë erë të keqe dhe si pasojë edhe rrezik sëmundjesh. Bizneset në katet e para të këtij pallati janë mbyllur, ndërsa shumë të tjerë janë drejt falimentimit.

Përgjegjesinë për këtë situatë nuk e mban as firma e ndërtimit dhe as Njësia Administrative Kashar.

E kontaktuar nga emisioni BOOM, administratorja e firmës së ndërtimit Vjollca Hoxholli tha se përgjegjësia është e Njësisë Administrative Kashar e cila nuk i jep lejën për vazhdimin e punimeve.

Nga ana e saj Njësia Administrative e Kasharit tha se është jashtë çdo kompetencë e kësaj njësie që të merret me problemin.

Për këtë shqetësim u kontaktua edhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Drejtori i shfrytëzimit Dorjan Zaganjori tha se ligjërisht nuk ka të drejtë për të ndërhyrje pasi nuk ka asnjë kontratë me këtë shoqëri.

Ai tha se po vijon puna për lidhjen e kontrateve me banorët.

Denoncimi në BOOM

Banor: Ne jemi të mbytur deri në fyt. Bodrumi është i mbytur me fekale. Unë e kam blerë 500 euro metrin katror, 140 metra katror kam blerë.

Banor: Problemi jonë është se këtu u bënë që 8 vjet që ujërat e zeza derdhen në bodrum. Unë që po flasim kam biznesin këtu, kam supermarketin që kam punësuar 10 veta, kam punën tjetër sipër. Dmth unë mund të kem 20 punëtorë që i mbaj me buke dhe biznesi po shkon drejt falimentimit.

Banor: Problemi më i madh këtu është se ka shumë mushkonja dhe gjatë verës vijnë në rritje. Duhet një disifektim që ti heqë, fillon vera dhe këtu nuk rri dot as jashtë as brenda.

Banor: Shumë biznese janë mbyllur për probleme të ujërave të zeza dhe të gjitha këtyre lokaleve u janë vendosur tapa dhe pesha për të mos dalë ujërat e zeza. Të parin peticion e kemi bërë në 2012, nuk është marrë asnjë përgjegjësi. Kemi bërë një peticion në 2.9.2016 me rreth 100 firma banorësh, e kemi dorëzuar para njësisë administrative. Kemi marrë një përgjigje që ja kanë dorëzuar me shkresë zyrtare UKT. Kemi shkuar këtu dhe na kanë thënë që ky objekt nuk është dorëzuar nga firma. Kontaktojmë me firmën ndërtuese dhe firma thotë unë nuk kam asnjë përgjegjësi pasi e kam dorëzuar këtë objekt.

Banore: Nuk hipim dot në ashensor sepse bllokohemi nga era e keqe. Uji është i infektuar, i kam bërë edhe analizën jashtë shtetit dhe duart e mua dhe trupi ime sëmuren nga uji. Rrobat nuk i lajmë dot sepse nga të bardha na bëhen gri, trupin e lajmë na kruhet nga papastërita, sepse uji është shumë qelbur. Unë për vete i kam dhënë lekët Vjollcës një më një. Ata që nuk i kanë dhënë ta zgjidhi ajo, ama në këtë gjendje mos ta lerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY