Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merkel: Nuk ka marrëveshje me çdo çmim

12/07/2015
Merkel: Nuk ka marrëveshje me çdo çmim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërkohë që ministrat e Financave të zonës së euros nuk arritën në një konkluzion të përbashkët pas dy ditësh bisedimesh, ka filluar samiti i lartë i BE-së.

“Unë jam këtu, i gatshëm për një kompromis të ndershëm. Ne i detyrohemi të gjithë popujve të Europës të cilët duan një Europë të bashkuar dhe jo të ndarë. Ne mund të arrijmë një marrëveshje sonte në qoftë se të gjitha palët e dëshirojnë atë”, u shpreh Alexis Tsipras.

tsipras me ore dore

Kryeministri Tsipras thuhet se para samitit ka pasur edhe një bisedë telefonike me ministrin amerikan të Financave, Jack Leënë telefon, duke shprehur gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje.

Por, kancelarja Merkel ka vazhduar të njëjtin pozicionim me atë të ministrit gjerman të Financave, duke i quajtur bisedimet për shpëtimin e Greqisë “jashtëzakonisht te vështira” dhe duke përjashtuar një “marrëveshje me çdo çmim”.

“Situata është shumë e vështirë. Ne do të kemi diskutime të ashpra sot dhe nuk do të ketë marrëveshje me çdo çmim. Unë e di se gjithçka është në limit. Por, ne duhet të sigurohemi që avantazhet janë më shumë se disavantazhet, si për të ardhmen e Greqisë, ashtu edhe për zonën e euros si një e tërë dhe për parimet e bashkëpunimit tonë”, u shpreh Merkel.

Analistët në Greqi vlerësojnë pozitivisht edhe deklaraten e presidentit te KE-së, Jean Clode Junker që është shprehur se do të luftojë deri në momentin e fundit si dhe të kreut të PE-së, Martin Schulz që ka theksuar se sot vendoset e ardhmja e Europës.

“Sinqerisht nuk mbaj mend të jem ndeshur me një situatë të tillë, si kjo e Greqisë, në të gjithë karrierën time politike europiane. Kjo e gjitha ka të bëjë me Bashkimin Europian. BE-ja duhet të demostrojë që është e aftë të zgjidhë problemet e veta”, u shpreh Schulz.

Nga ana e tij, edhe presidenti francez Francois Hollande ka hedhur poshtë idenë gjermane të një Grexit-i të përkohshëm që ka pasur si plan të dytë Berlini dhe mbështetësit e tij.

“Ka ose një Greqi në Eurozonë ose një Greqi jashtë saj. Brenda Eurozonës, me kushte ,nuk ka dhe në një rast të tillë do të kishim një kthim pas dhe nuk do të bënim progres dhe unë nuk e dua këtë”, deklaroi presidenti francez.

Athina zyrtare shpreson të paktën në një vazhdimësi të negociatave dhe kjo do të jetë një fitore e parë në atë që është quajtur beteja e Greqisë për të mbetur në Eurozonë, kundër planit gjerman që kërkon ndëshkimin e saj dhe kjo do të konsiderohet fitore edhe për Parisin dhe Romën që po i kundërvihen politikave të muajve të fundit në lidhje me BE-në.

Nderkohë, kryeministri Tsipras tashmë është i vetëdijshëm se që të marrë paketën e ndihmës prej më shumë se 53.5 mld euro duhet më parë që perveç reformave të paraqitura, parlamenti grek të aprovojë edhe disa reforma shtesë që i kanë kërkuar ministrat e Eurozonës, shkruan top channel.

Ajo që ka qetësuar përkohesisht miliona grekë që ndjekin me ankth zhvillimet e fundit është deklarata e një zyrtari të larte europian që thekson se plani B, ai i daljes së Greqisë nga Eurozona, nuk ndodhet tashmë në tryezën e liderëve të saj, por të gjithë e dinë se është ende shpejt për të thënë se çdo gjë mbaroi pozitivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.