Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BSH, rregullore të re për kreditimin – çfarë përfitojnë kredimarrësit

13/07/2015
BSH, rregullore të re për kreditimin – çfarë përfitojnë kredimarrësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re, e cila kufizon hapësirat që bankat private të abuzojnë me kredimarrësit. Rregullorja mbulon kreditë konsumatore dhe ato që merren për shtëpi apo pasuri të tjera të paluajtshme, të cilat ndryshe njihen si kredi hipotekore.
Sipas saj, përmes një formulari të paracaktuar standard, bankat detyrohen të vënë në dijeni kredimarrësit për normën reale të interesit dhe çdo komision apo kosto tjetër që ata do të paguajnë për kredinë, përfshirë ato që konsiderohen si kosto të fshehura.
Paralelisht, rregullorja u jep të drejtën konsumatorëve të tërhiqen nga kredia edhe pasi e kanë nënshkruar kontratën me bankën, pa qenë të detyruar të japin shpjegime për këtë vendim.
Specifikisht, për kreditë konsumatore, individët kanë të drejtë të tërhiqen deri në 14 ditë, pasi e kanë nënshkruar kontratën, ndërsa për kreditë e marra për shtëpi apo qëllime të tjera periudha është 7 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Nëse përgjatë kësaj kohe ata kanë tërhequr fonde nga kredia, atëherë banka i njofton konsumatorët për vlerën që duhet të kthejë përpara se kredia të mbyllet.
Veç forcimit të transparencës, rregullorja e re kufizon edhe komisionet që bankat private mund të ngarkojnë mbi kredimarrësit kur ata e shlyejnë borxhin përpara afatit. Deri më tani, bankat mund të vendosnin komisione pa asnjë limit ligjor, por me rregulloren e re ato nuk mund t’i detyrojnë klientët të paguajnë më shumë se 2 për qind të vlerës së kredisë, nëse ata duan ta shlyejnë huan përpara afatit të rënë dakord në kontratën e kredisë.
Prej disa vitesh, Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një sërë aktesh rregullatore për të mos lejuar abuzimet ndaj klientëve në tregun bankar. Por shumica e tyre kanë qenë në formën e udhëzimeve, të cilat tani marrin një rang më të lartë juridik përmes rregullores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.