Bushi i vjetër shtrohet në spital

Bushi i vjetër shtrohet në spital

77
0
Shares

Ish-presidenti amerikan George HW Bush, i njohur si Bushi i vjetër, është shtruar në spital pasi ka pësuar thyerjen e një kocke të qafës, si pasojë e rrëzimit në shtëpinë e tij në Mein. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, i cili njoftoi se ish-presidenti është në gjendje të qëndrueshme dhe së shpejti do të dalë nga spitali. Më i vjetri ndër katër presidentët që ende jetojnë, George HW Bush, vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe nuk mund të përdorë këmbët e tij. E megjithatë, kjo nuk e pengoi aspak që, vitin e kaluar në festën e tij të 90-vjetorit të hidhej me parashutë. Po një vit më parë, ish-presidenti Bush u shtrua në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY