Rama: Gjykatat, bandat kriminale që bënë kasaphanë me pronat

Rama: Gjykatat, bandat kriminale që bënë kasaphanë me pronat

59
0
Shares

U prezantua sot reforma dhe ndryshimet në ligj për kthimin dhe kompesimin e pronave. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ai e quajti reformë radikale me rëndësi historike për Shqipërinë. Rama e cilësoi  këtë projktetligj si hapin e madh që çel rrugën për zgjidhjen përfundimtare të problemit, që sipas tij është “kanceri” që po ha Shqipërinë. Sipas kryeministrit, me reformën e prezantuar sot synohet t’i jepet zgjidhje problemeve në një afat 10 vjeçar.
Në fjalën e kryeministrit nuk munguan dhe etiketimet për  gjyqtarët dhe vendimet e tyre në lidhje me këtë çështje duke i quajtur  si “banda kriminale” që me një të rënë të çekiçit zhvilluan ketë kasaphanë.
Drejtoresha e AKKP, Sonila Qato tha se ky ligj parashikon shtyrjen me 6 muaj të afatit për aplikimet për pronësinë, e cila përbën një kthesë me rëndësi për çështjen e pronave. Sipas saj, nga kjo refomë përfitojnë 75% e pronarëve të tokave bujqësore dhe truall.
“ Fondi vjetor buxhetor me rritje progresive të detyrueshme me vlerë mestare 5 miliardë lekë në vit me një shtirje kohore 10- vjeçare. Vendoset një koncept i ri në përllogaritjen e shumës financiare. Brenda 6 muaj AKKP merr përsipër detyrën për të verifikuar mangësitë formale të 26 mijë vendimeve për kompensim”-tha drejtoresha e AKKP.
Gjatë prezantimit të reformës mbi çështjen e pronave, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço e vlerësoi atë si një çështje me rëndësi të madh kombëtare. “Mazhoranca prezantoi një program për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe miratoi një plan të mirëfilltë veprimi, me afate të përcaktuara”- tha Naço.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY