Si të jetojmë shëndetshëm gjatë verës!

Si të jetojmë shëndetshëm gjatë verës!

304
0
Shares

Duke qenë më të predispozuar ndaj sëmundjeve gjatë sezonit të verës, specialistët e shëndetit japin këshilla se si duhet të ushqehemi. Mjekët këshillojnë konsumin e produkteve ushqimore të sezonit, ushqime të cilat në përmbajtjen e tyre janë të pasura me ujë, të cilat ndihmojnë gjatë stinës së verës në hidratimin e trupit. Specialistët këshillojnë konsumimin e frutave dhe perimeve të sezonit dhe shmangien e produkteve të tilla si; orizi, buka sheqeri etj.
Sipas mjekëve, ata të cilët janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet gjatë stinës së verës, janë fëmijët dhe të moshuarit pasi kanë një sistem imunitar më të dobët se të tjerët. Vala e të nxehtit mund të sjellë çrregullime në stomak, prandaj këshillohet shmangia e ushqimeve nga fast-food-et.
Jo në pak raste ndodh që ushqimet të prishen për shkak të temperaturave të larta, konsumimi i të cilave shkakton sëmundje të ndryshme në organizmin e njeriut, si psh të vjellat, heqje barku, temperaturë, dobësi trupore, zverdhje të lëkurës, djersë etj. Në raste të tilla, mjekët japin këshillat e ruajtjes së ushqimeve në vende të freskëta, por edhe mbajtjes së tyre në kushte higjienike.
Por, këshilla kryesore që mjekët specialistë japin për të gjithë njerëzit gjatë sezonit të verës, është të konsumojnë  sa më shumë lëngje, mbi të gjitha ujin natyral!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY