Partia Demokratike e cilëson skandaloz projektligjin e ri për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të prezantuar sot nga kryeministri Rama dhe drejtoresha e AKKP. Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetes Jorida Tabaku lidhur me reformën e qeverisë të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Në deklaratën e saj, Tabaku e ka cilësuar si absurditet reformën për faktin se parashikon ndarjen e pronave sipas ligjit të vitit 1996, duke prekur pronarët që e kanë marrë pronën, të cilët do të detyrohen të dëmshpërblejnë qeverinë.
“Ligji parashikon që çmimin e tokës ta vendosë shteti dhe krijimin e një zyre tjetër burokratësh. PD nuk do të lejojë që kjo nismë të kalojë në Parlament, pasi ajo e bën kryeministrin pronarin e madh të vendit, që shpërndan si të dojë e me çfarë çmimi tokat”, ka deklaruar Tabaku.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se në këto dy vite në aspektin e pronave janë bërë vetëm hapa pas. Sipas Tabakut ligji prek edhe ata që e kanë marrë kompensimin.
“Me ligjin e ri të qeverisë prona zhvlerësohet. Kjo është një filozofi antiprone ku çmimet i vendos shteti. Në këto dy vite kemi bërë vetëm hapa pas për kthimin e pronave. Në dy vite nuk është kompensuar asnjë metër katror tokë. Ligji i ri i dënon përjetë pronarët”, u shpreh Tabaku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/