Probleme me furnizimin e ujit, UKT: Kurseni, mos e shpërdoroni

Probleme me furnizimin e ujit, UKT: Kurseni, mos e shpërdoroni

72
0
Shares

Temperaturat shumë të larta dhe thatësira e ditëve të fundit ka shkaktuar uljen e nivelit të ujit në basenet rreth Tiranës, dhe njëkohësisht është rritur edhe kërkesa për konsum nga ana e qytetarëve. Në këto kushte të vështira, Ujësjellës i Kanalizimeve Tiranë sqaron se aktualisht ka rënie të presionit të ujit e si pasojë ka pobleme me furnizim me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Kjo problematikë është veçanërisht e theksuar në Komunën e Parisit, Unazën e Re, Kthesën e Kamzës dhe pika të tjera fundore të rrjetit të ujësjellësit.
Institucioni i UKT i bën thirrje qytetarëve të mos abuzojnë duke  shpërdoruar ujin pa kriter në këtë situatë thatësire. “Situata e furnizimit me ujë në Tiranë është në parametra të pranueshme, por për shkak të thatësirës dhe temperaturave të lartë ka pasur një rritje të konsiderueshme të konsumit të ujit të pijshëm. Probleme ka kryesisht tek Komuna e Parisit, zona e Sharrës, Kthesa e Kamzës, etj. I bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kursyer në përdorimin e ujit dhe të mos e shpërdorojnë atë”, njoftoi Ilir Hoxha, këshilltar për marrëdhëniet me publikun pranë UKT.
Uji vazhdon të shpërdorohet në situata të tilla si larja e makinave dhe vaditjet, prandaj drejtoria e ujësjellësit u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë raste të abuzimit apo dhe raste të mosfurnizmit me ujë .

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY