Gjykata e krimeve të Rënda cakton masën e sigurisë ndaj bandës së...

Gjykata e krimeve të Rënda cakton masën e sigurisë ndaj bandës së Admir Tafilit

93
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka komunikuar masën “arrest me burg” ndaj Admir Tafili, Alfred Qefalia dhe Elson Merdanin, të akuzuar për pjesëmarrje në bandën e vrasjeve me pagesë të kryesuar nga Admir Tafili. Ky i fundit, i cili ndodhet në burg i dënuar përjetë për vrasje, ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk është në krye të grupit kriminal, ashtu siç pretendon grupi i akuzës.
Për Admir tafili dhe dy të akuzuarit e tjerë rëndon akuza e “trafik narkotikësh dhe armësh”, “armëmbajtje pa leje”, “Vrasje me paramendim” , “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe ‘Kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Sot, të akuzuarve iu është komunikuar edhe akuza nga ana e organit të Prokurorisë.
Në një deklaratë për mediat, Policia e Tiranës deklaron se pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve, u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, 2 janë shpallur në kërkim si dhe po vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY