Tiranë, goditet grupi kriminal që i shiti drogë këngëtarit Cozman

Tiranë, goditet grupi kriminal që i shiti drogë këngëtarit Cozman

561
0
Shares

Grupi kriminal i shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqyet, i njohur si “Brilanti” është goditur nga Policia e Shtetit ditën e sotme. Sipas policisë, grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi  Marsel Xeba ushtronte prej 5 vitesh aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike “Cannabis Sattiva” në disa zona të kryeqytetit: Rrugën e “Durrësit”, Rr. “Milan Shuflaj”, pranë Bar-kafe “Brilant”, në Zonën e “Ish-Bllokut”, por edhe në disa qytet të tjera si Vlorë, në Sarandë etj. Të arrestuarit janë Marsel Xeba, Ilirjan Xeba, Andi Xeba, Skerdi Xhelo, Lavdrim Xeba. Ndaj të arrestuarve është përcaktuar masa e sigurisë personale me karakter shtrëngues “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar më parë gjithashtu Fjordi Leka, Gëzim Gashi, Xhulio Qevanaj dhe Noel Papuli.
Në datën 4 të këtij muaji, policia ka ndjekur aktivitetin kriminal ku Andi Xeba, i arrestuar sot,  ka shitur lëndë narkotike të llojit Cannbis Sattiva  këngëtarit të njohur me pseudonimin “Cozman”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY