Presidenti Nishani refuzon të gradojë Gjeneral ish-drejtuesin e firmave piramidale

Presidenti Nishani refuzon të gradojë Gjeneral ish-drejtuesin e firmave piramidale

412
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, refuzon të gradojë me gradën madhore Gjeneral një prej kandidaturave të Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Xhevdet Zeneli, aktualisht Komandant i Policisë Ushtarake me gradën Kolonel, është refuzuar nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Atmatosura, duke mos mundur të përfitojë ngritjen në gradë.
Kolonel Zeneli në fakt, është i vetmi nga katër kandidaturat e përcjella nga Ministrja Kodheli, që nuk mori firmën e Presidentit Nishani, për të përfituar gradën madhore Gjeneral Brigade.
Tre kandidaturat e tjera,Vladimir Avdiaj, Dede Prenga dhe Nazmi Cahani kanë marrë firmën e Presidentit Nishani për gradën Gjeneral Brigade.
Edhe pse nuk ka asnjë detyrim ligjor për të shpjeguar arsyet e refuzimit të mos gradimit të ushtarakëve, ashtu si për rastet e mos dekretimit për diplomatët apo gjyqtarët, burime të sigurta brenda zyrës së Presidentit pohojnë se, në rastin e mos dekretimit për gradimin Gjeneral të Kolonel Xhevdet Zeneli, Presidenti i Republikës është bazuar tek e kaluara e ushtarakut në fjalë.
Në vitet ’90, Kolonel Zeneli ka qenë drejtues i lartë i një prej firmave piramidale që mashtruan në shuma të mëdha mijëra qytetarë shqiptare. Dhe si i tillë, nuk mund të përfitojë besimin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për t’i dhënë një gradë madhore siç është ajo e Gjeneral Brigade.
Kolonel Zeneli ka qenë zyrtar i lartë i kompanisë rentiere “Populli” dhe për Presidentin e Republikës, kjo është çështje thelbësore integriteti moral, pasi si një ish-drejtues i firmave që mashtruan në shuma të mëdha ish-kreditorët e tyre, nuk mundet të drejtoje politika të mbrojtjes së vendit.
Sipas Zyrës së Presidentit të Republikës, kreu i shtetit ndjek çështje të tilla që lidhen me besueshmërinë dhe integritetin.
Kolonel Zeneli mori kritika të ashpra nga specialistë të Sigurisë dhe Ushtrisë edhe për mënyrën e arrestimit të një kolegu të tij, Gjeneral Brigade Syrja Hoxhës, pak kohë më parë, pasi vartësit e tij të Policisë Ushtarake përdorën forcën ngaj Gjeneralit, edhe pse rregullorja ushtarake për ushtarakë me gradë të tillë madhore sanksionon se nuk mund të përdoret forca, e për më tepër para kamerave të porositura për të filmuar skenën e ndalimit të dhunshëm.

(TV Klan)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY