Tiranë, mbërrin i nxehti afrikan, në fundjavë temperatura deri në 40 gradë

Tiranë, mbërrin i nxehti afrikan, në fundjavë temperatura deri në 40 gradë

93
0
Shares

I nxehti afrikan ka mbërritur në vendin tonë me teperatura që pritet të shkojnë deri në 40 gradë në fundjavë.
Në Tiranë termometri ka shënuar sot 38 gradë.
Për të shmangur ekspozimin në temperaturat e larta qytetarët kanë zgjedhur të vetmen zonë të gjelbëruar, atë të parkut kombëtar nga Liqeni Artificial.
Të dielën termometri do të shënojë deri në 38 gradë dhe i gjithë Ballkani do të përfshihet  nga masa të nxehta afrikane.
Parashikohet që në në vendet malore temperatura të arrijë në vlerat 35 gradë Celcius.
Në vendet e ulëta dhe bregdetare, ditën e diel i nxehti parashikohet të kapë vlerat 39 e 40 gradë Celcius.
Nga vala e të nxehtit do të jenë më të prekura qytetet: Shkodra, Lezha, Tirana, Gjirokastra dhe Berati.
Moti i nxehtë do të shoqërojë edhe javën në vazhdim. Gjatë këtyre ditëve  këshillohet konsumimi i sasive të mëdha të lengjeve  dhe evitimi i daljeve në orët e pikut, ku temperaturat janë shumë të larta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY