Itali, konkurrenca për prostitucion, shqitari plagos dy rivalët rumunë

Itali, konkurrenca për prostitucion, shqitari plagos dy rivalët rumunë

97
0
Shares

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për tentativë vrasjeje. Brahim Ademi ka qëlluar me pistoletë te këmbët dy shtetas rumunë.
Sipas medieve italiane bëhet fjalë për një “luftë” mes shqiptarëve dhe rumunëve për marrjen e kontrollit të territorit për prostitucion.
Ngjarja ka ndodhur qershorin e vitit të kaluar në Monza dhe është zbuluar pasi dy rumunët u arrestuan për prostitucion më 25 mars të këtij viti.
Zbulimi erdhi pas përgjimeve të telefonave për të dy bandat rivale. Sipas përgjimeve rezultoi se grupi i shqiptarëve dhe ai i rumunëve ishin takua më 11 qershor për t’u sqaruar. Takimi pas debateve u kthye në përdorimin e armëve, ku mbetën të plagosur dy rumunët.
I pari u qëllua në të dy këmbët, ndërsa i dyti vetëm në këmbën e djathtë dhe në gjoks. Sipas hetimeve, shqiptari me këtë kërkonte t’i jepte bandës rivale një sinjal të fortë si ishte ai që dominonte zonën në Monza dhe në verilindje të Milanos.
Përveç 21-vjeçarit policia ka arrestuar dhe tetë persona të tjerë, të cilët janë pjesë të dy bandave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY