Një nga shqetësimet për mënyrën si e drejtoi Saimir Tahiri Ministrinë e Brendshme ishte politizimi i policisë. Fjalimet politike ku shigjetohej opozita para uniformave blu, kanë qenë të shpeshta vitet e fundit. Tahiri është akuzuar gjithashtu se emëroi shefa policie duke pasur kriter bindjet e tyre politike. Shembull flagrant duket të jetë shefi i komisariatit të Rinasit.
Në profilin e tij në Facebook, Ermal Milori nuk ka ngurruar të shpërndajë mitingun e Partisë Socialiste të Tiranës, të datës 17 mars.
Video nis me fjalimin e Saimir Tahirit me fjalët: “Kjo është partia Socialiste e Tiranës, këta janë socialistët e Tiranës….”.
Bashkë me videon është shpërndarë edhe mesazhi i Partisë Socialiste.
Policia e Shtetit është e depolitizuar sipas ligjit. Gjatë kohës kur ishte Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri shpërndau një urdhër të brendshëm, ku i kërkonte policëve të jenë të kujdesshëm në rrjetet sociale, të mos ekspozojnë armët, varëse floriri apo edhe tatuazhe. Për mitingjet e Partisë Socialiste, Tahiri nuk kishte asnjë vërejtje.
Të shohim se çfarë do të mendojë Fatmir Xhafaj, kur jemi në prag të nisjes së fushatës elektorale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/