TABULATET/ Shpëtim Idrizi nuk votoi për ministër Fatmir Xhafajn, kë mbështeti Tom...

TABULATET/ Shpëtim Idrizi nuk votoi për ministër Fatmir Xhafajn, kë mbështeti Tom Doshi dhe cilin “bojkotoi” Spartak Braho

82
0
Shares

Mazhoranca ia doli dje të kalojë provën e votave në Kuvend duke shkarkuar dhe emëruar 4 ministrat e rinj të qeverisë pa u ndjerë e rrezikuar nga mungesa e kuorimit apo votave të mjaftueshme.
E megjithatë, referuar procesverbaleve të votimit, të siguruara nga BalkanWeb zbulohen disa detaje interesante nga lojra e numrave por edhe qëndrimet personale që mbajtën deputetë të caktuar të mazhorancës, prezentë në seancë.

SHKARKIMI I SAIMIR TAHIRIT
Konkretisht mësohet se për shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, votuan pro 75 deputetë, nga të cilët 55 të PS-së, 14 të LSI-së, 4 të PDIU-së, deputeti i përjashtuar nga PD-ja, Mhill Fufi si edhe deputetja më e re e PDK-së, që zëvendësoi Mark Frrokun në Kuvend, Mirela Ferracaku.
Edhe pse i pranishëm në seancë, deputeti i përjashtuar nga PS-ja, Tom Doshi nuk ka preferuar të marrë pjesë në votim. Ndërsa nga LSI bie në sy fakti që veç kreut të Kuvendit, Ilir Meta në seancë nga mungoi edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila nuk ka preferuar të marrë pjesë në votim.
Ndërsa nga PS, kanë munguar gjatë gjithë seancës deputetët, Parid Cara, Bashkim Fino dhe Eduart Ndocaj.
shkarkimi-i-tahirit-1

EMËRIMI I FATMIR XHAFAJ
Lidhur me votimin për emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i ri i Punëve të Brendshme, votuan pro 76 deputetë, ndër të cilët edhe Tom Doshi, i cili më herët nuk preferoi të votonte për shkarkimin e Tahirit. Bie në sy fakti se për emërimin e tij si ministër, edhe pse prezent në sallë, nuk ka marrë pjesë në votim kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili iu ka dhënë ndërkohë votën 3 ministrave të tjerë të rinj në kabinetin “Rama”.
emerimi-i-xhafajt-1

SHKARKIMI I ILIR BEQAJ
Për shkarkimin e Ilir Beqaj nga posti i ministrit të Shëndetësisë, votuan pro 78 deputetë, por edhe pse prezent në sallë Tom Doshi nuk ka preferuar të shtypë butonin jeshil për largimin e tij.
Bie në sy fakti që për shkarkimin e Beqajt ka votuar pro edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi si edhe deputetët e tjerë të kësaj partie, Tahir Muhedini dhe Aqif Rakipi të cilët më herët nuk morën pjesë në votimin për shkarkimin e Tahirit dhe emërimin e Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm.
shkarkimi-i-beqajt

EMËRIMI I OGERTA MANASTIRLIUT
Për emërimin e Ogerta Manastirliut në postin e ministres së Shëndetësisë kanë votuar pro 79 deputetë, ndër të cilët bie në sy vota e Tom Doshit dhe 3 deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini e Aqif Rakipi, të cilët më herët nuk morën pjesë në votim.
emerimi-i-manastirliut-1

SHKARKIMI I BLENDI KLOSIT
Për shkarkimin e Blendi Klosit nga posti i ministrit të Mirëqenies Socialiste kanë marrë pjesë 76 deputetë të shumicës, ku bie sy në ndryshim nga votimet e tjera, mungesa e votës së Shpëtim Idrizit dhe Aqif Rakipit.
shkarkimi-i-klosittt-1
 


EMËRIMI I OLTA XHAÇKËS
Për emërimin e Olta Xhaçkës në postin e ministres së Mirëqenies Sociale kanë votuar pro 79 deputetë të mazhorancës, ndër të cilët bie në sy vota e Tom Doshit dhe 3 deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini e Aqif Rakipi, të cilët më herët nuk morën pjesë në votimet e tjera.
emerimi-i-xhackes-1

SHKARKIMI I BLEDI ÇUÇIT
Për shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, votuan pro 78 deputetë të shumicës, ku bie në sy mungesa në proces e Tom Doshit, i cili edhe pse prezent në sallë nuk ka preferuar të votojë.
shkarkimi-i-cucit-1

EMËRIMI I EDUARD SHALSIT
Ndërsa për emërimin e Eduard Shalsit në postin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, votuan pro 76 deputetë të mazhorancës, ku bie në sy mungesa e Spartak Brahos së LSI-së dhe e Tom Doshit, të cilët më herët morën pjesë në procesin e votimit për ministrat e tjerë.
emerimi-i-shalsit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY