SKANDAL/ Mbytja e fëmijës në Vlorë, urgjenca me furgon pasagjerësh, pa mjek...

SKANDAL/ Mbytja e fëmijës në Vlorë, urgjenca me furgon pasagjerësh, pa mjek e pa mjetet e ndihmës së parë

97
0
Shares

Mbytja e fëmijës 6 vjeçar sot në Vlorë, ka zbuluar një tjetër skandal në shërbimin e urgjencës së mjekësisë. Ajo që duhet të ishte një autoambulancë , e dërguar për ndihmën e parë ndaj fëmijës, ka qenë veçse një fugon i zakonshëm, udhëtarësh, me një shofer. Pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, u pas se fugonit të “urgjencës” i mungonte edhe mjeku, por edhe pajisjet e domosdoshme për ndihmën e parë mjekësore.
Mbërritja e këtij mjeti në vendngjarje ka shkaktuar edhe reagimin revoltues të pushuesve, veçanërisht të të afërmve të fëmijës.
Fëmija 6-vjeçar i cili u nxor pa ndjenja sot nga deti në plazhin e Ujit të Ftohtë, vdiq ndërsa po dërgohej me fugonin e zakonshëm në spital.
Nga informacionet paraprake mësohet se i mitur, me iniciale A. L., po lahej bashkë me hallën e tij, 50-vjeçare Th . K.
Mësohet se vogëlushi është nxjerrë nga uji nga të afërmit e tij dhe është tentuar të dërgohet me urgjencë për në spitalin Rajonal,me fugonin e zakonshëm që kishte zëvendësuar autoambulancën,  por ka humbur jetën rrugës.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY