Bruksel, shqiptari pronar i një lokali, kapet me 15 kg kokainë e...

Bruksel, shqiptari pronar i një lokali, kapet me 15 kg kokainë e 500 mijë €

75
0
Shares
Foto Ilustruese

Një lord droge është kapur me 15 kg kokainë në një hotel në Bruksel. Policia belge thotë se, 61-vjeçari shqiptar, A. Bajrami, me pasaportë belge është kreu i një organizate shqiptare kriminale.
Bajrami u arrestua në momentin që do të bënte shkëmbimin e drogës. I dyshuari drejton një kafe në një zonë popullore në Bruksel. Në fakt, ai e përdoret kafenenë për të mbuluar aktivitetin ilegal të shitjes së armëve dhe të kokainës.
61-vjeçari ishte nën hetim prej dy vitesh dhe ishte ndjekur gjatë kësaj kohe nga ana policisë gjyqësore. Ai u arrestua bashkë me një mikun e tij, në një hotel në kryeqytetin belg, ndërsa ishte në finalizim të shitjes së kokainës.
Arrestimi i tre trafikantëve u bë në hotelin “Sheraton”, i cili ka 1 404 dhoma. Gjatë arrestimit, policia gjeti dy valixhe ku në njërën ishte sasia prej 15 kg kokainë dhe në tjetrën shuma prej më shumë se 500 000 euro.
Ndërhyrja e policisë u bë në momentin e mbylljes së “pazarit”, që po zhvillohej në katin e 14-të të hotelit. Një prokuror ka konfirmuar për gazetën “La Derniere Heure” se dy të arrestuarit e tjerë janë të datëlindjes 1954 dhe 1988. Të dy ata ishin në listën e zezë. Mark N., 27 vjeç i cili iu gjet dhe pistoletë në momentin e arrestimit dhe A. Bajarami, 61 vjeç.
Prangave u ka shpëtuar blerësi i drogës, i cili kishte mbërritur në hotel me valixhen me 525 mijë euro. Ai arriti të arratisje pasi e njihet mirë hotelin dhe daljen e emergjencës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY