Alibeaj: Disa s’u dukën në 2 muaj fushatë, apo u pozicionuan...

Alibeaj: Disa s’u dukën në 2 muaj fushatë, apo u pozicionuan hapur me kundërshtarin

58
0
Shares

Ish-kandidati i APPD për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj thotë në një intervistë për “GSH” se nuk PD nuk ka vend për frymë përjashtimi, por pranon se një pjesë e strukturave gjatë fushatës ka punuar për kundërshtarin.
“ Koncepti përjashtim as në terma statutorë e as në terma të frymës së organizimit partiak nuk është i pranishëm në PD. Në takimin falënderues që strukturat organizuan, veç shprehjes së mirënjohjes nga ana ime, për sakrificën e madhe që çdo i angazhuar dha në fushatë, ditën e votimit dhe procesin e numërimit, me shumë të drejtë u diskutua edhe për një sërë individësh të cilët përgjatë 2 muajve fushatë nuk e panë të udhës të angazhoheshin e madje ndonjë syresh edhe të pozicionohej hapur me strukturat e kundërshtarit. Sigurisht që për këtë sjellje nuk ka kurrfarë përjashtimi, pasi dyert e PD janë dhe do ngelen hapur sot dhe në të ardhmen për këdo që pa interes i bashkohet asaj sidomos në opozitë, porse të konstatosh, faktin që disa, individë, ndonjëri edhe me poste në strukturë, në momentet më të rëndësishme, siç janë zgjedhjet, bëjnë karshillëk, kontribuojnë aktivisht për dështim apo qesëndisin angazhimin e gjithë të rinjve në strukturat e PD, përveçse është vetëpërjashtim i tyre nga beteja, lënie bosh e detyrës politike, mbi të gjitha është ndjenjë respekti për veten”, shprehet Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY