Një 51-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi ka përjetuar momente dramatike, kur një i panjohur hyri në shtëpinë e saj me kapuç në kokë dhe i armatosur. Qëllimi i tij ishte të përdhunonte gruan.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:15 në Paleochori.
Nën kërcënimin e armës, agresori i ka kërkuar gruas të zhvishet. Shpëtim për 51-vjeçaren është bërë vajza e saj e vogël vetëm 4 vjeçe. Të qarat e saj kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.
Në momentin që i panjohuri dhe gruaja kanë hyrë në dhomën ku gjendej vajza, e vogla ka nisur të qajë dhe bërtasë.
Agresorin e ka kapur paniku dhe pas kësaj është tërhequr dhe në momentin që po largohej, 51-vjeçarja e ka goditur me një pllakë mermeri. Pasi i ka rënë arma në përdhe, gruaja ka arritur ti heqë dhe maskën.
Pas denoncimit, autoritetet kanë nisur hetimet për zbulimin e autorit dhe motivet e këtij akti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/