SHIFRAT/ Euro false bllokohen edhe në Europë

SHIFRAT/ Euro false bllokohen edhe në Europë

60
0
Shares

Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2015 janë sekuestruar 454 000 copë bileta eurosh të prerjeve të ndryshme të cilat janë hequr nga qarkullimi, sipas Bankës Qendrore Europiane kjo shifër është rritur me 37 për qind në vetëm një vit.
Numri i prerjeve false në euro nga janari në qershor është rritur me 37 për qind. Në ketë 6 mujor 454 mijë prerje janë hequr nga qarkullimi ndërkohë që në 6 mujorin e dytë të vitit 2014 kanë qenë 507.000 dhe 6 mujorin e pare 331.000.
Që nga viti 2012 numri i prerjeve false të biletave të euros ka pasur një progres në vazhdimësi, duke kaluar nga 531.000 në fund të 2012 në 670.000 në fund të 2013 dhe 838.000 vitin që kaloi.
Prerjet 20 dhe 50 euro janë gjithmonë më shumë të falsifikuara. Këto, prezantojnë respektivisht 55 për qind dhe 31 për qind të prerjeve që janë tërhequr nga qarkullimi. Pas këtyre vjen në radhë prerja 100 euro me 8.5 për qind. 98 për qind të prerjeve janë kapur dhe hequr nga qarkullimi në vendet e zonës euro. 1.6 për qind në vendet e unionit jo anëtarë të zonës euro dhe 0.5 për qind jashtë unionit.
Për të komplikuar mundësinë e falsifikimit BQE ka shtuar masat e sigurisë në prerjet e 5 dhe 10 Euro që tashmë kanë hyrë në qarkullim dhe në ato të 20 euro që pritet të hyjnë në qarkullim në nëntor të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY