Droga si “modë” e të pasurve, mbi 5 për qind e vartësve...

Droga si “modë” e të pasurve, mbi 5 për qind e vartësve janë me status të lartë ekonomik

84
0
Shares

Shifrat e larta të përdoruesve të drogës në Shqipëri  nuk i referohen vetëm grupeve të riskut. Sipas statistikave të deklaruara  nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 5 % e përdoruesve të drogës janë persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual, përfshirë dhe persona VIP.
Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, Porf dr. Zihni Sulaj pohon se numri i këtyre personave  që janë të varur nga droga është edhe më i lartë se sa ai që deklarohet .
“Ne kemi pasur individë shumë të njohur këtu, që kanë përfunduar për shkak të drogës, edhe pse nga ekonomia kanë qenë mjaft mirë dhe me një status social dhe kulturor të mirë, por drogë nuk të pyet. Këta individ janë gjithmonë anonim, për t’i nxitur, për t’i kuruar e mbështetur. Shoqëria nuk përfiton gjë që t’i stigmatizojë. Ky fenomen duhet pranuar dhe duhet luftuar edhe nga ata që nuk kanë lidhje”, shprehet Zihni Sulaj.
Nuk është vetëm stresi, pohon Prof. Zihni Sulaj, por edhe liria e shfrenuar dhe pasuria e tepërt që i çon këta persona drejt përdorimit të drogës .Dhe se kjo kategori përdor droga të forta.
“Ndonjëherë liria dhe pasuria e tepërt të bëjnë që të biesh në grackën e drogës. Pasuria nuk e shëron drogën ose varfëria e kë nxitur, nuk është e vërtetë. Secili mund të gabojë në një moment të caktuar, nga qejfi apo nga stresi. Ne një rrethanë tjetër ai kërkon në memorien e tij të ripërsërit këtë për të rifituar qetësi. Ky cikël shkon deri në varësi”, thotë Porf dr. Zihni Sulaj.
Një pjesë mirë  e personave të njohur që janë konsumatorë të drogës janë trajtuar në Shërbimin e Toksikologjisë në QSUT, shumë prej tyre i drejtohen klinikave të huaja, ndërkohë që të tjerë e vuajnë  pa u trajtuar për shkak se druajnë  t’u mësohet fakti i të qenit përdorues droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY