Në shkresat e fundit që ka firmosur Ilir Beqaj si Ministër i Shëndetësisë është dhe një urdhër shkarkimi për rreth 100 nëpunës dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësi.
Personeli prej gati 100 zyrtarësh ishte i punësuar në Drejtorinë Rajonale dhe Spitalet e Qarkut të Durrësit.
Burime të Lajme.al thanë se pothuaj të gjithë punonjësit që kanë marrë urdhrin e largimit rezultojnë të jenë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Emërimet apo ngritjet e tyre në detyrë janë bërë pas vitit 2013, në bazë të marrëveshjes PS-LSI. Motivacioni i shkarkimeve në masë është ende i paqartë. Zyrtarë të LSI-së në Durrës thanë se ky vendim është një hakmarrje e ministrit në ikje Ilir Beqaj ndaj LSI, për kritikat që kjo e fundit ka mbajtur ndaj koncesioneve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/