Golem, gruaja çarmatos ish-burrin – tentoi ta vriste me pistoletë

Golem, gruaja çarmatos ish-burrin – tentoi ta vriste me pistoletë

69
0
Shares

Një debat i nisur në ambientet e një lokali në Golem mes dy ish-bashkëshortëve për pak sa ka shkaktuar pasojë të rënda. Çifti i divorcuar prej kohësh ka qenë duke drekuar në një restorant në zonën e plazhit, e pas konfliktit verbal, shtetasi Fadil Kasëmi nga Tirana ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë për të qëlluar ndaj ish-gruas.
Sipas dëshmitarëve çifti ka qenë duke drekuar në restorant në prani të dy fëmijëve dhe pas një debati me bashkëshorten Kasëmi ka nxjerrë armën për të qëlluar ndaj saj, duke e goditur fillimisht me qytën e armës.
Por në një moment gruaja ka mundur t’i marrë armën nga dora ish-bashkëshortit, ndërsa sipas dëshmitarëve kanë reaguar shumë persona të pranishëm.
Por fatmirësisht, forcat e policisë së Kavajës të cilat ndodheshin jo shumë larg vendit të ngjarjes kanë ndërhyrë, duke parandaluar një ngjarje të rëndë, ndërsa kanë bërë të munduar edhe ndalimin dhe shoqërimin e autorit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaqet apo motivet e ndërmarrjes ekstreme lidhen me konfliktet pas divorcit mes Fadil Kasëmit dhe ish-bashkëshortes, e identifikuar me inicialet F. H. dhe që punon si gjyqtare.  Sipas informacioneve paraprake, Kasëmi dhe ish-bashkëshortja e tij, që të dy banues në Tiranë, kishin prej kohësh konflikte pas divorcit. Pas debateve në sy të fëmijëve dhe pushuesve që ndodheshin aty,  Kasëmi ka shfaqur shenja acarimi dhe ka tentuar të qëllojë me pistoletë mbi ish-bashkëshorten.
Zyrtarisht ngjarja konfirmohet zyrtarisht edhe nga policia, e cila bënë të ditur se, “Policia e Kavajës ka ndaluar një shtetas të cilit pas kontrollit të ushtruar i është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë. Mësohet se i ndaluari është konfliktuar me një femër, përkatësisht bashkëshortja e tij në një nga lokalet e Golemit. Për shuarjen e konfliktit ka ndërhyrë policia, duke shoqëruar shtetasin Fadil Kasëmin. Ende nuk dihen rrethanat e motivi, por paraprakisht dyshohet se personi në fjale përbënte rrezikshmëri për bashkëshorten, deri në përdorimin e armës.”
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen, si dhe mori në pyetje dy ish-bashkëshortët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY