Merkel: Mund të ketë lëshime të reja për Greqinë

Merkel: Mund të ketë lëshime të reja për Greqinë

56
0
Shares

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka lënë të hapur mundësinë që Greqisë t’i ulen sërish normat e interesit, apo t’i zgjaten  afatet për shlyerjen e borxhit, por vetëm pasi detajet e marrëveshjes së fundit do të negociohen.
Ajo ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë shkurtim klasik të borxhit 30 deri në 40 për qind.
“Për Greqinë kemi bërë lëshime edhe në të kaluarën, kreditorët privatë kanë hequr miliarda euro, kemi dhënë norma të favorshme, kemi zgjatur afatin e shlyerjes…, mendoj se për kështu mundësish do të mund të flasim prapë”, u shpreh Merkel.
Të hënën në Greqi do të rihapen bankat për herë të parë në tre javë, por sërish do të ketë kufizime në tërheqje.
Grekët do të kenë mundësi të tërheqin vetëm 60 euro në ditë, ose 420 euro në javë, që për Merkelin janë të pamjaftueshme për të bërë një jetë normale.
“Nuk mund të bësh një jetë normale kështu, prandaj ne duhet të negociojmë shpejtë”, u shpreh kancelarja Merkel në një interviste për televizionin gjerman, ARD, duke i kërkuar qeverisë së Tsiprasit të lëvizë më shpejtë me miratimet në Parlamentin grek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY