Mbërrijnë pas 36 orësh pasagjerët e bllokuar në Ancona

Mbërrijnë pas 36 orësh pasagjerët e bllokuar në Ancona

54
0
Shares

Kanë mbërritur në portin e Durrësit pasagjerët që u bllokuan dje në portin e Anconës. Në portin e Durrësit tashmë është krijuar  një fluks i madh pasi kanë mbërritur rreth 570 pasagjerët që u bllokuan dje. Trageti me të cilin udhëtonin pasagjerët pësoi një defekt teknik në motor në momentin që u nis nga Ancona, shkak ky që detyroi kthimin e tragetit sërish në portin e Anconës. Në traget ndodheshin qindra udhëtarë shqiptarë dhe disa të huaj, midis tyre shumë gra e fëmijë të cilët u detyruan të qëndrojnë të bllokuar më shumë se 20 orë. Edhe pse ata duhet të kishin mbërritur ditën e djeshme, vetëm ditën e sotme u bë e mundur mbërritja e tyre pas nisjes së pasagjerëve drejt Barit me makinat e tyre dhe më pas mbërritjen sot në destinacion, atë të portit të Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY