Shfryhet fatura e kompensimit të pronarëve, nga 4 miliardë qeveria do të...

Shfryhet fatura e kompensimit të pronarëve, nga 4 miliardë qeveria do të shlyejë vetëm 360 milionë euro

48
0
Shares

Qeveria në 10 vitet në vijim synon të përmbyllë kompensimin financiar ndaj ish-pronarëve me një vlerë prej 50 miliardë lekësh ose 360 milion euro, vlerë kjo shumë më e vogël se, 4 miliardë euro të pretenduara nga shoqatat e ish pronarëve.
Sipas projektligjit të qeverisë për pronat financimi vjetor mesatar çdo vit do të jetë rreth 5 miliardë lekë. Kjo shumë do të jetë e njëjtë për 10 vitet në vijim dhe sipas Ministrisë së financave për një shumë që afërsisht është pothuajse 20 herë më shumë nga çfarë është dhënë deri tani.
Me tempin e deri tanishëm të kompensimit do të duheshin edhe 150 vite, por qeveria me anë të ndryshimeve të fundit ligjore ka ulur vlerën e kompensimit në mënyrë drastike dhe gjithashtu ka ulur limitin kohor të kompensimit.
Më e rëndësishmja në këtë reformën e re të pronësisë shihet të jetë kompensimi i pronarëve që u është marrë toka me ligjin të 7501, nëpërmjet të cilit në vitin 1991 u bë ndarja e tokës për frymë duke i hapur kështu rrugë një konflikti të ri duke zhbërë pronarët reale dhe duke parcelizuar në mënyrë të tejskajshme tokën.
Përgjatë një viti qeveria po diskutonte të kthente në pronarë zotëruesit e tokës më ligjin 7501 pasi ata e kishin marrë në përdorim dhe jo në pronësi.
Por me ndryshimet e fundit ligjore, pronarët realë, të cilëve iu mor toka nëpërmjet ligjit 7501 duke u shpërndarë ndaj atyre që nuk kishin toka, do të kompensohen 100 për qind.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY