Donald Trump: Jam hero lufte…, sepse nuk shkova në luftë

Donald Trump: Jam hero lufte…, sepse nuk shkova në luftë

65
0
Shares

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, miliarderi Donald Trump ka tronditur opinionin duke deklaruar se “ata amerikanë të guximshëm si unë evituan të kapeshin në Vietnam duke mos shkuar në luftë dhe ne jemi heronjtë e vërtetë”.
Trump është përplasur me senatorin John Mccain i dekoruar si hero i luftës në Vietnam, duke thënë se ai nuk ishte një hero për shkak se u kap nga vietnamezët e veriut.
“Ai nuk është një hero i luftës”, tha Trump, duke shtuar “Ai është një hero i luftës pasi u kap, më pëlqejnë njerëzit që nuk u kapën”.
Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë kësaj deklarate, madje The Neë Yorker e quan një lloj të ri heroizmi personal të miliarderit, të padëgjuar ndonjëherë.
Revista shkruan se mjaft njerëz që po e dëgjonin pritën në radhë për ta falënderuar që nuk kishte shërbyer në ushtri.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta mes republikanëve. Madje edhe kandidatja demokrate për në Shtëpinë e Bardhë reagoi ashpër duke e quajtur të turpshme qëndrimin e Trump për Mccain.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY