FOTO/ Monika Kryemadhi e jep goditjen e radhës ndaj qeverisë nga zona...

FOTO/ Monika Kryemadhi e jep goditjen e radhës ndaj qeverisë nga zona e Taulant Ballës: Boll me pseudo-reforma, këtu s’ka ujë!

66
0
Shares

Monika Kryemadhi ka folur troç gjatë një takimi me banorët e Rrajcës, në Librazhd. Në zonën ku është votuar Taulant Balla si deputet, Kryemadhi ka gjetur një gjendje të mjerueshme. Ajo ka folur për mungesën e nevojave bazë të banorëve siç është uji, ndërkohë që ka sulmuar propagandën e qeverisë duke i quajtur pseudo-reforma ato ne arsim, drejtësi e shëndetësi, te ndërmarra nga qeveria.
“Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti. Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë. Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”, tha Kryemadhi.
Këto deklarata i beri gjatë prezantimit te studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri të zonës, uji për të cilin do të merret nga parku kombëtar i Shebenikut.
monika kryemadhi, librazhd1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY