Letër nga spitali për 100-vjeçaren: Je shtatzënë

Letër nga spitali për 100-vjeçaren: Je shtatzënë

65
0
Shares

Është stërgjyshe dhe është afër të 100-tave dhe në një fletë analize të spitalit thuhet se është shtatzënë. Doris Ayling kishte bërë një vizitë ku i ishte kërkuar analiza e urinës.
Nënë e tre fëmijëve, që gjithashtu janë pensionistë, thotë se data e saj e lindjes ishte në rregull, 22 nëntor 1915. Spitali i Portsmouth e pranon gabimin dhe i kërkon falje djalit të saj, Brian, 76 vjeç.
Një ish kuzhiniere shkolle, Doris thotë: Unë jam gati 100 vjeç, si mund të jem shtatzënë?
“Unë kam tre fëmijë dhe 20 nipër e mbesa, por nuk kam qënë shtatzënë që prej 70 vjetësh”, vijon Doris.
Brian, djali i saj, thotë se është shumë zbavitëse. Madje nëna e tij e kishte marr me sportivitet dhe të gjithë kishin qeshur.
“Janë gjëra që ndodhin”, thotë Brian.
“Është një gabim i rrallë i administratës, dhe ne kemi kërkuar falje për çdo stres apo ankth që kemi shkaktuar”, ka thënë një zëdhënëse e spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY