Arrestohet në Itali vrasësi i marangozit në Sarandë

Arrestohet në Itali vrasësi i marangozit në Sarandë

47
0
Shares

10 ditë pas vrasjes së marangozit në Sarandë, policia italiane ka mundur të arrestojë në Lodixhano të Italisë, 46-vjeçarin Gani Hysën. Ky i fundit ndodhej me pushime në Sarandë me familjarët e tij, ndërsa në mbrëmjen e 10 korrikut ai u konfliktua me 32-vjeçarin Edmond Teodorin i cili kishte komplimentuar një vajzë që që ishte në shoqërinë e Gani Hysës. Më pas, Hysa së bashku me miqtë e tij u përfshi në një zënkë të dhunshme, e cila degjeneroi në vrasjen e 32 –vjeçarit.
Policia italiane ka rindërtuar edhe njëherë ngjarjen e ndodhur dhe ka rezultuar se Hysa ishte i shoqëruar  nga pesë persona të tjerë, edhe ata rezidentë në Itali, të cilët e rrethuan viktimën në një lavazh automjetesh duke kryer më pas edhe vrasjen  e tij . Pamjet e vrasjes janë regjistruar nga telekamera e ofiç inës pranë vendit të ngjarjes duke mundësuar identifikimin e autorëve.
Tre persona u arrestuan në Shqipëri, ndërsa Gani Hysa u arrestua nga policia italiane me anë të mandat arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Ende nuk dihet nëse Gani Hysa është ai që ka qëlluar për vdekje Edmond Teodorin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY