Vritet një tjetër ushtar i ISIS nga Kosova

Vritet një tjetër ushtar i ISIS nga Kosova

51
0
Shares

Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë luftimeve të tij përkrah ISIS në Siri. Viktima është Flurim Zenuni, i cili i ishte bashkangjitur grupit ekstremist të njohur si Shteti Islamik, pak muaj më parë. Zenuni është nga fshati Kuk, komunës Dragashit, ndërsa dispononte edhe nënshtetësi gjermane, ku edhe ka jetuar me familje.
Siç mëson ‘Zëri’, Zenuni i është bashkangjitur ISIS-it, nga Gjermania. Kur familjen e tij e kanë njoftuar ditë më parë për vdekjen e Flurimit, disa familjarë të tij që jetojnë në Kosovë, kanë hapur të pame në fshatin Kuk.
Flurimi ka jetuar në Gjermani bashkë me prindërit dhe një vëlla, i cili është më i madh se ai me moshë, dhe radikalizimi i tij ka ndodhur në Gjermani. Nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që jetojnë në diasporë e që iu kanë bashkangjitur ISIS-it, siç është rasti i Flurimit.
Por, nga Kosova në ISIS, llogaritet që kanë shkuar dhe janë kthyer rreth 300 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë të mitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY