Profesionet dhe grupmoshat që mund të përfitojnë leje qëndrimi në Gjermani

Profesionet dhe grupmoshat që mund të përfitojnë leje qëndrimi në Gjermani

92
0
Shares

Një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë, në Gjermani, që kanë një diplomë mjekësie, inxhinierie, apo të ndonjë profesioni tjetër për të cilin mund të kenë një pagë vjetore deri në 48 mijë euro, e kanë një mundësi për të qëndruar atje.
Agjencia e Punësimit në Gjermani ka hedhur idenë që ata persona që arrijnë të firmosin një kontratë pune, në sektorët e lartpërmendur, me pagë mujore minimumi 4 mijë euro, mund të marrin lejen e qëndrimit, e quajtur ndryshe karta blu.
Përveç mjekëve, inxhinierëve apo personave të tjerë që kanë një profesion, për të cilët ka vende pune në Gjermani, Agjencia e Punësimit atje ka hedhur idenë edhe për një grupim të rinjsh që mund të pajisen me leje qëndrimi. Sipas Agjencisë, të rinjtë që nuk janë më shumë se 21 vjeç dhe kanë prirje për profesione artizanale e mund të sigurojnë një kontratë pune në këtë drejtim, kanë një mundësi qëndrimi në Gjermani.
Këta persona, edhe pse kanë aplikuar për azil, mund ta tërheqin aplikimin në momentin që do të arrijnë të lidhin kontratën e punës dhe të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi.
Raimund Beker, kreu i Agjencisë së Punësimit, është shprehur në portalin gjerman “Zeit” se, për raste të tilla, profesionistët mund të shkëputen nga statusi i azilantit dhe të integrohen me status tjetër. Megjithatë, ideja e tij duket se nuk ka gjetur mbështetje nga disa grupime politike të qeverisë gjermane. Sekretari i Shtetit ka deklaruar se kjo mund të sjellë abuzim me procedurat e azilit dhe se numri i azilkërkuesve do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.
Ai është shprehur se nuk duhen ngatërruar procedurat e azilit me ato të kartës blu (lejes së qëndrimit). “Në Gjermani sistemi i azilit është i ndarë në mënyrë strikte nga opsionet e tjera të migracionit”, është shprehur Sekretari i Shtetit për portalin gjerman të lajmeve.
Në këtë formë është bërë një përllogaritje që, sipas zyrtarëve të kësaj Agjencie, nga 500 mijë aplikime për azil që priten deri në fund të vitit, maksimumi mund të pajisen me kartë blu 12 mijë prej tyre. Nga viti 2012 e deri tani, në Gjermani janë pajisur me leje qëndrimi 20 mijë refugjatë, të cilët fillimisht kishin aplikuar për të marrë statusin e azilantit.
Që nga fillimi i vitit e deri në fund të qershorit llogariten të kenë kërkuar azil në Gjermani 22.110 shtetas shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve do të kthehen mbrapsht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY