Në Durrës një burrë viktimë e krushkës, në Krujë tjetri dhunohet nga...

Në Durrës një burrë viktimë e krushkës, në Krujë tjetri dhunohet nga ish-gruaja – policia i merr në mbrojtje

59
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy raste dhune në familje ka evidentuar drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit në 24 orët e fundit, por në të dy raste, viktimat janë burrat dhe dhunueset, gratë.
Nga Specialistët për Krimet në  Komisariatin e Policisë Durrës, mësohet se është plotësuar kërkesë- padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin, N. B., 54 vjeç, banues në Durrës.
Burimet zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut ët Durrësit sqarojnë se vjehrra e djalit të tij shtetasja (krushka) A. F. 65 vjeçe banuese në Shijak,ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Të njëjta burime saktësojnë se materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës bazuar në Ligjin Nr. 9669 datë 18. 12. 2006.
Rasti i dytë i dhunës ka ndodhur në një fshat në Krujë.
Nga Specialistët për Krimet në  Komisariatin e Policisë Krujë, mësohet se është plotësuar gjithashtu,  kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M. L., 54 vjeç, banues në Krujë. Sipas të njëjtave burime zyrtare, mësohet se ka qenë ish-bashkëshortja  e tij shtetasja Xh. H., 51 vjeçe, banuese në Borizanë  të Krujës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Edhe për këtë rast, materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës bazuar në Ligjin Nr. 9669 datë 18. 12. 2006.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY