NGJARJA E GOLEMIT/ Burrit që dhunoi gruan i del pija, zbardhen motivet...

NGJARJA E GOLEMIT/ Burrit që dhunoi gruan i del pija, zbardhen motivet e tentativës së vrasjes

152
0
Shares

Fadil Kasëmi, i cili dy ditë më parë goditi me grusht ish-bashkëshorten e tij Flidize Hafizi, ndërsa tentoi ta vriste edhe me pistoletë, nuk mban mend asgjë. Kështu ka pohuar para grupit hetimor 51-vjeçari i arrestuar.
“Nuk mbaj mend se çfarë kam bërë, pasi kam qenë i dehur. Nuk di se çfarë kam bërë dhe si kam vepruar”, ka pohuar biznesmeni i arrestuar dy ditë më parë në Golem.
Nga ana e grupit hetimor janë marrë në pyetje edhe të dëmtuarën nga kjo ngjarje, nënën e dy fëmijëve, të një vajze 14 vjeç dhe të një djali 12 vjeç, e cila ka shpjeguar edhe dinamikën e mënyrës se si ka ndodhur ngjarja.
Nga këto dëshmi, është arritur të zbardhet zanafilla e konfliktit mes biznesmenit Fadil Kasëmi dhe ish-gruas së tij, magjistrates për gjyqtare, Fildize Hafizi. Nga burimet e grupit hetimor, mësohet se ka qenë leja që 37-vjeçarja duhej t’i merrte ish-burrit të saj për lëvizjet që do bënte me fëmijët. Burime pranë policisë sqarojnë se gjithçka ka nisur për djalin e mitur të çiftit, pasi 51-vjeçarit nuk i ka pëlqyer ideja që nëna e tij nuk e kishte pyetur kur e kishte marrë me vete për të pushuar në plazhin e Golemit. Të njëjtat burime shtojnë se biznesmeni dhe ish-bashkëshortja e tij 37-vjeçare nuk kishin rënë dakord që gjatë ditës që ajo do të pushonte në plazh, të merrte me vete edhe djalin e saj të vogël.
Mësohet se mëngjesin e ngjarjes, fillimisht autori ka marrë në telefon ish-gruan e tij dhe pasi janë zënë në telefon, ai i ka thënë se do ta gjente se ku ishte. Nga grupi hetimor sqarojnë se pasi biznesmeni kishte mësuar se ku po pushonte gruaja dhe dy fëmijët e tij, ka shkuar në lokalin buzë detit në Golem dhe aty fillimisht është zënë me 37-vjeçaren.
Dëshmitarët e pranishëm në vendin e ngjarjes, por edhe vetë e dëmtuara kanë sqaruar në polici se në fillim Kasëmi i ka kërkuar llogari ish-gruas së tij se përse nuk i kishte marrë leje për t’i thënë se ku do e kalonte ditën me djalin e tij dhe se përse nuk ia respektonte fjalën e tij, kur ai i thoshte “që të mos e bënte diçka, apo të mos shkonte diku”.
Pas këtij debati, autori e ka qëlluar në fytyrë me grusht nënën e dy fëmijëve dhe më pas mësohet se ka qenë ajo vetë që i ka larguar çantën, në të cilën më vonë u zbulua një pistoletë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/NGJARJAEGOLEMIT_Rrefehet_gjyqtarja_Ish_burri_bixhozxhi_dhe_pijanec_me_ka_kercenuar_edhe_here_tjeter_5043_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY