Meta: Pjekuri e vullnet për kompromis politik, në interes të zgjedhjeve të...

Meta: Pjekuri e vullnet për kompromis politik, në interes të zgjedhjeve të lira e të ndershme

95
0
Shares

Foto Arkiv

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE që përbehej prej Roberto Battelli, Zëvendëspresident i AP të OSBE, Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP OSBE dhe Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Meta shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me Asamblenë Parlamentare të OSBE. “
OSBE rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Battelli theksoi se OSBE është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut.
“Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi ai.
Sakaq, kreu i Kuvendit, tha se Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve.
“Zgjidhja të bazohet në gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv politik. Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë. Sot më shumë se kurrë nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e munguar. Kompromisi në interes të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, pohoi Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY