VIDEO & FOTO/ Itali, 100 agjentë për shkatërrimin e bandës shqiptare...

VIDEO & FOTO/ Itali, 100 agjentë për shkatërrimin e bandës shqiptare të trafikut të kokainës

69
0
Shares

Operacioni i koduar “SBIFF” i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptare me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike e kryesisht të kokainës.
te-arrestuaritHetimet e këtij operacioni të nisura në fillim të korrikut të 2014 kanë çuar në mëngjesin e sotëm në ekzekutimin e 16 urdhra arrestimi, 10 prej tyre të vënë nën pranga e 6 të tjerë nën arrest shtëpie, në zonat e Romës, Viterbos, Amelias, Agropoli Peruxhias e Salernos.
Operacioni i koduar “SBIFF”, emër më të cilin trafikantët përdornin për kërkesën e sasisë së drogës, u drejtua nga policia e Viterbos e nga prokurori Massimiliano Siddi.
Falë këtij operacioni u zbulua një rrjet i vërtetë i trafikimit e të tregtimit të kokainës, administruar nga shqiptarë që kontrollonin të gjithë territorin e rrethinat e qytetit të Viterbos.
te-arrestuarit1Banda përbëhej nga 13 shqiptarë, nga dy italianë e një nënshtetas rumun.
Kokaina trafikohej e tregtohej kryesisht në lokalet e natës e diskotekat e territorit të Viterbos.
Në këtë operacion u impenjuan mbi 100 agjentë të policisë e një helikopter.
Akuza për 14 persona të kësaj bande është “Trafikim e tregtim i lëndëve narkotike”, ndërsa për dy të tjerë i shtohet dhe akuza e “Kërcënimit e mashtrimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY