Prokuroria: Vdekja e gruas së portierit të Partizanit, nga mjekimi i pakujdesshëm

Prokuroria: Vdekja e gruas së portierit të Partizanit, nga mjekimi i pakujdesshëm

143
0
Shares

Për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë gjykimin e procedimit  penal ndaj  dy mjekëve të maternitetit “Koço Glozheni”.  Dorjana Haka, gruaja e portierit Alban Hoxha humbi jetën pak pasi solli në jetë djalin. Pas padisë civile që portieri i Partizanit depozitoi në Gjykatën  e Tiranës më 24 mars 2015, Prokuroria e Tiranës  ka ngritur akuzën e “mjekimit të pakujdesëshëm” për anestezistën Elona Burba dhe mjekun Obsteter-gjinekolog Petrit Rexhepi.
Sipas akuzës, referuar akt-ekspetrimit të mjekësisë ligjore, janë konstatuar 12 shkelje të dy mjekëve tashmë të pandehur, të kryera para dhe pas operacionit të lindjes së fëmijës nga bashkëshortja e portierit Alban Hoxha.
Ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë  thuhet se mjekët nuk i kanë bërë analizat e mjekësore Dorjana Hakës para se të futet në operacionin e lindjes, të nevojshme këto për tu bërë në çdo rast para operacionit. Përveç këtyre, në dosje thuhet se mjekët nuk janë treguar të kujdesëshëm edhe pas operacionit për të bërë ekzaminimet e nevojshme për të mënjanuar gjakderdhjen në tru apo problemet e zemrës.
Ekspertiza mjeko-ligjore arriti në përfundimin se shkaqet kryesore që sollën vdekjen e 26 vjeçares Dorjana Haka pas lindjes janë ajo e gjakderdhjes në tru dhe ataku kardiak i zemrës, për të cilat nuk u mor ndonjë mjekim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY