FOTO/ Në Bienne të Zvicrës shqiptarët falën Bajramin në Kishë

FOTO/ Në Bienne të Zvicrës shqiptarët falën Bajramin në Kishë

70
0
Shares

Namazi i Bajramit në qytetin Bienne të Zvicrës është falur në Kishën Reformiste të këtij qyteti.
Lajmin me fotografi e ka publikuar mërgimtari nga Likova, Mustafë Veseli.
kisha 1“Urime të gjithë myslimanëve Festën e Fitër Bajramit. Dhashtë i Lartësuari që të hapim zemrat ashtu sikur sot hapën zemrat motrat dhe vëllezërit tanë në humanitet këtu në Bienne (Zvicërr) për ne.
Para se ti hapin dyert e Kishës Reformiste të Biennit ato hapën dyert e shpirtit të besimtarit, një gjest madhor dhe gjithsesi nje gjest për ngjasuesin dhe pasuesin. Gjesti i tyre mori shkëlqimin edhe më të madh kur këta motra dhe vëllezër që nga ora 5 e mëngjesit kishin dalur tek dera për të pritur besimtarët mysliman dhe na dëshironin mirëseardhje në shtëpinë e Zotit. Akoma më prekëse ishte mesazhi i zonjës Remat, e cila mbajti një fjalim përpara motrave dhe vëllezërve mysliman.
Andaj, këtë ditë gëzimi ta festojmë me të gjithë dhe gjithsesi të njihemi më mirë me besimin tonë, pasiqë niveli i kuminikimit duhet në të ardhmen të artikulohet akoma edhe më mirë ngase është i domosdoshëm për të evitaur krisjet dhe ndarjet në shoqërinë multikulturore dhe multiidentitare europiane.
Urime për shumë vjet”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe këto foto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY