KRIMI NË ITALI/ Ismaili u ther i lidhur në këmbët e kryqit,...

KRIMI NË ITALI/ Ismaili u ther i lidhur në këmbët e kryqit, autorët u lanë në lumë për të zhdukur gjurmët

122
0
Shares

Dy autorët e dyshuar të vrasjes së 17 vjeçarit Isamili Luli, dy shqiptarët, Igli Meta dhe Marjo Mema të arrestuar më 21 korrik 2015 në San’Angelo in Vada, në provincën e Pezaros, kanë rrëfyer detajet e krimit të tyre.
igli meta, arrestimiAta treguan se Pothuajse ia prenë kokën bashkëkombësit të tyre, në këmbët e një kryqi,
Ismaili ishte lidhur me letër ngjitëse dhe ishte goditur në fyt me një thikë poshtë këmbëve të një kryqi të hekurt në majën e një kodre në pyjet e San Martinos në  Selva Nera.
marjo mema, arrestimiPasi kryen vrasjen, dy autorët e dyshuar e hodhën trupin në një zonë të thellë dhe më pas shkuan për tu larë në lum për të hequr gjakun.
Gjatë ditës së djeshme,  është kryer dhe autopsia mbi trupin e Ismail Lulit e cila ka konfirmuar se therja në fyt është kryer më një dhunë të ngjashme me një prerje koke.

Krim pasioni
Pas disa orë marrje në pyetje , Igli Meta dhe Marjo Mema kanë bashkëpunuar me forcat e rendit për zbardhjen e arsyes së këtij krimi të rëndë.
“Një krim pasioni i ekzekutuar me një dhunë makabre” është përkufizuar nga autoritetet vrasja e 17 vjecarit Luli.
ismail-luli1Motivi i tij ishte xhelozie ndaj një vajze 19 vjeçare maqedonase , e fejuara e njërit prej shqiptarëve e njëkohësisht në lidhje miqësie me viktimën.
Igli Meta, 20-vjeçari i cili akuzohet se ka ekzekutuar krimin  veproi për xhelozi. Gabimisht ishte i bindur se Ismaili kishte tentuar të afrohej me ish të dashurën e tij, dhe  vendosi ta ndëshkojë. Kjo është një ndër detajet që janë bërë publike nga karabinierët e Pesaros.
shqipo1“Ismailil ishte një djalë që nuk kishte faje të tjera vetëm se njihte persona të tjerë që frekuentonin të njëjtat vende”, tha kolonel Antonio Sommese

Autorët dhe arma e krimit
Dy shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në provincën e Pezaros, njëri në qytezën e Urbanias e tjetri në Sant’Angelo in Vada.
ismail luli, policiaNë momentin kur karabinierët kanë shkuar të marrin Igli Metën në polici për ta marrë në pyetje, 20 vjeçari ndoshta po përpiqej të largohej në Shqipëri. I riu flinte në makinë dhe kishte me vete një shumë parash.
ismail luli, vendi vrasjesPolicia italiane është ende në kërkim të armës së ekzekutimit të këtij krimi të rëndë, që sipas dëshmisë së dy shqiptarëve ka ndodhur rreth orës 16.00 të pasdites së të dielës së shkuar, 20 korrik 20125.

Qyteza Sant’ Angelo në shok
Qyteza e Sant’Angelo in Vada, e njohur në të gjithë Italinë për rritjen e kërpudhave gjendet në shok. 4400 banorët e kësaj qendre banimi janë të hidhëruar e të zëmëruar për këtë ngjarje të rëndë. Ismail Lulin e njihnin të gjithë, familja e tij gëzon respekt e emër të mirë në këtë qytezë. Ai jetonte në Sant’Angelo in Vada me nënën e motrën 4-vjecare.
ismail luli, zemerimiGjatë pasdites së djeshme me dhjetëra banorë kanë rrethuar komisariatin e policisë ku po zhvillohej marrja në pyetje e dy shqiptarëve të arrestuar duke protestuar me thirrje, pa munguar as sharjet kundër emigrantëve në përgjithësi e shqiptarëve që jetojnë në Itali.
kryetariKryetari i Bashkisë së qytezës së SantAngleo in Vada ka deklaruar për mediat “se ndjehet mjaft i prekur nga kjo ngjarje, si kryebashkiak i kësaj qyteze, por edhe si prind. Është një vdekje ndryshe që na bën të reflektojmë mbi atë çka ndodh përreth, ku viktimat janë shpesh bijtë tanë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY