DOSJA/ Ngjarja e Golemit, gruaja u përlesh me ish-bashkëshortin, nuk e lejoi...

DOSJA/ Ngjarja e Golemit, gruaja u përlesh me ish-bashkëshortin, nuk e lejoi të nxirrte pistoletën nga çanta

133
0
Shares

Fadil Kasemi, 51-vjeçarin i cili tentoi te vrase ish-gruan ne plazh është lëne ne masën e sigurisë “arrest ne burg” nga gjykata e Shkalles se pare e Kavajas.
Prokuroria ka zbardhur dosjen e plote hetimore për rrethanat ne te cilat ndodhi ngjarja.
Sipas kësaj dosje, ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të çiftit të divorcuar dhe të dhjetëra pushuesve që i erdhën në ndihmë 37-vjeçares, e cila është magjistrate për gjyqtare.
Shërbimet e Postës së Policisë së Golemit arritën të shmangin krimin në familje dhe prangosën autorin.
Kasemi, që u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes së të dielës, është shprehur se nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur. Ai është shprehur se kishte pirë dhe thuajse ishte në gjendje të dehur, ndaj nuk i kujtohet qartë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe ish-bashkëshortes.

Fadili nuk ishte dakord me divorcin
Shtetasja Fildes Hafizi ka kallëzuar se ka qene e martuar me shtetasin Fadil Kasemi e se ne muajin maj te këtij viti ishin divorcuar, divorc për te cilin Fadili nuk ka qene dakord.
Para disa ditësh ajo ka ardhur ne plazh ne Golem se bashku me nenën dhe dy fëmijët, te cilët i ka ne kujdestari, ku ka marre një dhome me qera. Për lëvizjen e fëmijëve ajo ka vene ne dijeni te atin e tyre, shtetasin Fadil Kasemi. Fëmijët kane mbajtur lidhje me te atin, duke telefonuar me te disa here ne dite.
Çifti ka pasur probleme e mosmarrëveshje gjate kohëve te fundit dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjere e rrezikuar, i është drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kërkesë për lëshim te urdhrit te mbrojtjes, por ne gjykimin e kërkesës se saj ajo nuk është paraqitur e për pasoje gjykata ka pushuar gjykimin.

Ngjarja në plazh
Me 19.07.2015, rreth orës 16.00, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa për te shkuar te shezlonet ne ane te detit, kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare është afruar me vrap pa i lenë mundësi Fildesit qe te largohet apo te fshihet.
Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte një çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i është drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte fëmijët jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çantën. Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rrëzuar ne rërë. Ata janë përleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka ndërhyrë djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çantën e te tentoje te nxjerre prej andej një send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre atë.
Po ashtu, kane ndërhyrë edhe persona te tjerë. Duke përfituar nga kjo ndërhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çantën qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S. Gj., i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bërtiste: “Po me vret, po me vret” dhe i ka kërkuar ndihme si dhe te njoftonte policinë. Policia ka mbërritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorëzuar çantën, te cilën e kishte pasur Fadili Kasemi.
Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me krehër te vendosur ne te.

Ndërhyrja e policisë
Pas ngjarjes, Fadili është ulur ne shezlon, duke mbajtur kokën me duar dhe kur ka shkuar policia për ta shoqëruar është prezantuar me gjeneralitete te sakta dhe nuk ka paraqitur asnjë rezistence. Nga verifikimi me gyp-indikator alkooli rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte përdorur pije alkoolike dhe përmbajtja e alkoolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar i vetëm raki dhe vere ne sasi qe nuk justifikojnë atë shkalle përqendrimi te konstatuar.
Shtetasi Fadil Kasemi ka pretenduar ka qene nen ndikimin e alkoolit dhe nuk i perceptonte drejt gjerat, por ka thënë se arma dhe çanta nuk janë te tijat, por ne lidhje me çantën ka pretenduar se ajo i përkiste një personi qe nuk e njihte e qe e kishte provokuar duke iu ulur ne tavoline, si dhe qe i kishte marre çelësat e veturës dhe i kishte futur ne çante . Vetura tip “BMW”, çelësat e te cilës u gjeten e u sekuestruan ne çantën ku ishte pistoleta i përket shtetasit Fadil Kasemi, i cili e kishte blere pa bere dokumentet përkatëse, pasi e kishte ne prove për disa dite.
Nga këqyrja trupore e shtetases Fildes Hafizi konstatohet ne fytyrë shenje dhune fizike ne te. Kjo shtetase është pajisur me vendim për ekspertim mjekoligjor, ekspertimi cili nuk është kryer ende.
Arma e sekuestruar është dërguar për ekspertim dektikloskopik vlerësues e teknik balistik.

Policia shoqëron Fadil Kasemin
Shërbimet e policisë gjyqësore te Komisariatit te Policisë Kavajë, fillimisht kane shoqëruar shtetasin Fadil Kasemi për ne Komisariatin e Policisë Kavajë e me pas, ndaj tij u vendos masa e arrestit ne flagrance.
Ne kontrollim e veturës nuk rezultoi te gjendej apo sekuestrohej ndonjë send i kundërligjshëm.
Faktet e mësipërme përmbajnë elemente te veprës penale te prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te dhunës ne familje, te parashikuat nga neni 278/4 dhe 130/a/4 i Kodit Penal.
Shërbimet e policisë gjyqësorë te Komisariatit te Policisë Kavajë ne përputhje te plote me neni 252 te Kodit Procedurës Penale vendosen masën e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi, pasi ai është kapur me sende te kundërligjshme qe përbejnë objektin e veprës penale te parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal si dhe është ne ndjekje nga personi i dëmtuar për veprën penale te parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal. Këto shërbime te policisë gjyqësorë duke respektuar kërkesat e nenit 251 te Kodit te Procedures Penale , kane vendosur masën e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi. Vete i arrestuari Fadil Kasemi nuk ka paraqitur asnjë pretendim lidhur me veprimet e policisë gjate arrestimit te tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY