Kriza, grekja tenton të fusë 23 mijë euro fshehurazi, për t’i depozituar...

Kriza, grekja tenton të fusë 23 mijë euro fshehurazi, për t’i depozituar në bankat shqiptare

61
0
Shares

Një shtetase greke ka tentuar të fusë ilegalisht në Shqipëri një sasi të konsiderueshme eurosh, me qëllim depozitimin e tyre në bankat shqiptare. Gruaja greke, identiteti i së cilës nuk bëhet i njohur, është ndaluar në Janinë, në linjën e autobusit Athinë-Tiranë e cila kishte fshehur në valixhe një shumë prej 23 mijë eurosh. Fillimisht, shtetasja greke u tha autoriteteve kontrollore se kishte vetëm 400 euro në portofol duke ua treguar edhe oficerëve. Por, për shkak të gjendjes së saj emocionale, autoritetet  dyshuan dhe filluan kontrollin në bagazhet e saj, ku u gjet edhe shuma prej 23 mijë eurosh. Ky rast përbën një precedent për autoritetet fqinje, pasi ky shënon edhe rastin e parë gjatë krizës greke kur një shtetase e Repubikës së Greqisë tenton sigurojë paratë e saj në bankat shqiptare. Autoritetet greke besojnë se ndonëse ky ishte rasti i vetëm i cili u parandalua, shumë bashkëkombës të saj tashmë mund t’u kenë shpëtuar autoriteteve doganore dhe t’i kenë derdhur paratë e tyre në bankat shqiptare.
Ministria greke e Financave ka dhënë udhëzime të qarta për të gjitha pikat doganore, që të ushtrojnë kontrolle të plota dhe rigoroze për të parandaluar fenomene të transferimeve ilegale të parave. Por, tashmë dhjetëra qytetarë grekë kanë transferuar ligjërisht llogaritë e tyre bankare drejt Bullgarisë, apo kanë hapur atje llogari të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY