Kreu i opozitës, Lulzim Basha konfirmon nga Uashingtoni se nuk do të jetë zgjedhje farsë në Shqipëri dhe se lëvizja që ai tashmë drejton nuk do të lejojë zgjedhje farsë. Basha tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se kërkesa për qeveri teknike nuk është maksimaliste por një kërkesë realiste.
Ai theksoi përpjekjet e mëhershme të PD për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira por mazhoranca nuk pranoi. Basha tha se ne i kemi atashuar më herë kërkesën për zgjedhje të lira me ato të reformës në drejtësi. Gjatë negocimeve për reformën unë kam ngritur cështjen e zgjedhjeve me kancelarin Merkel dhe zyrtarë të SHBA-së dhe kam marrë mbështetjen e tyre, tha Basha.
Protesta nuk ështe vetem me anëtarë të PD dhe nuk mbështetet vetem për nga anëtarë të PD-së. Ka zëra ta pavarur dhe të majtë të cilët mbështesin protestën publikisht.
Basha shpjegoi se ka dy nivele dezinformimi se PD është kundër reformës në drejtësi. Ne kemi arritur të votojmë standarde për reformën falë kontributit të opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/