Ministri Xhafaj zgjedh një orar të pazakontë të shkojë në Ministrinë e...

Ministri Xhafaj zgjedh një orar të pazakontë të shkojë në Ministrinë e Brendshme

59
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkuar në ministrinë e Brendshme në një orar të pazakontë për të marrë detyrën. Ministri i betua sot në Presidencë ndërkohë që emërimi i tij si ministër u dekretua nga Presidenti pak ditë më parë.

Emërimi i Xhafaj në krye të policisë u prit me zemërim nga të djathtët e vecmas nga ish të persekutuarit për shkak të historisë së tij si hetues në kohën e komunizmit. Dy persona ofruan dëshmi publike se Xhafaj i kishte torturuar ata për akuza politike kur punonte në organet e diktaturës në Krujë. Xhafaj i hodhi poshtë akuzat por nuk ofroi të dhëna që konfirmonin versionin e tij deri në fund.

Presidenti Nishani tha se dekreton ministrin Xhafaj për shkak se Kushtetuta nuk i lë mundësi tjetër por ndërkohë kërkoi prej tij të bënte dorëheqje.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e merr dteyrën nga ish ministri Tahiri që ndodhet në zyrë.

Opozita ka kërkuar ë Xhafaj të largohej nga detyra që sapo kishte marrë dhe zëra të opozitës deklaruan se ai nuk do të lejohej të futej në zyrë.

Sic duket kjo është edhe arsyeja që Xhafaj ka zgjedhur orët e pasdites të së premtes të shkojë në Ministrinë e Brendshme për të filluar zyrtarisht detyrën. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY