Greqia miraton paketën e dytë të reformave, grekët protestojnë

Greqia miraton paketën e dytë të reformave, grekët protestojnë

43
0
Shares

Parlamenti grek miratoi paketën e dytë të masave shtrënguese. 230 deputetë votuan pro masave, 63 kundër dhe 5 abstenuan. Ndër ata që e votuan kundër ishin edhe 31 deputetë të Syriza-s, ndërsa ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis, i cili kundërshtoi  votimin e parë, këtë herë votoi në favor të masave. Me miratimin e paketës së reformave, tashmë Greqia mund të hyjë në negociata me kreditorët e huaj për të përfituar  paketën e shpëtimit prej 86 miliardë eurosh.
Në fjalën e tij në parlament, kryeministri Aleksis Cipras kërkoi votën e deputetëve për të shpëtuar Greqinë nga dalja e Eurozonës.
“Deri më tani kam parë reagime, kam lexuar e dëgjuar deklarata heroike, por nuk kam dëgjuar asnjë propozim, asnjë alternativë. Syriza duhet të reflektojë shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve që kanë varur shpresat tek ne”, u shpreh Cipras.
Ndërkohë që parlamenti grek votonte paketën e masave shtrënguese, në sheshin “Sintagma” u zhvillua një protestë ku morën pjesë rreth  500 persona. Parrullat kundër miratimit të paketës ishin: “Të mblidhemi kundër Trojkës së luftës”, “Gjuhët e huaja = zhvillim”, “Rritja me 23% e TVSH-së = varfërim” etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY