Vlorë, filloi aksioni për mbushjen e arkës së shtetit, penalizohen 112 subjekte

Vlorë, filloi aksioni për mbushjen e arkës së shtetit, penalizohen 112 subjekte

53
0
Shares

Në operacionin e përbashkët  mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Policisë së Vlorës për të evidentuar raste të shkeljeve ligjore në fushën e tatim-taksave, u kontrolluan 200 subjekte dhe u evidentuan 112 shkelje. Kontrolli i ushtruar brenda dy ditëve, në datat 20 korrik 2015 – 22 korrik 2015 evidentoi shkelje për të cilat u morën masat administrative: në 37  prej subjekteve,  është marrë masa e Konfiskimit të Mallit, në 75 prej subjekteve, është marrë masa Proces-Verbal Gjobë. Gjobat që iu vendosën subjekteve shkojnë në vlerën 5.865.000 lekë të reja. Mallrat e konfiskuar janë pije alkoolike, pije freskuese, këpucë, produkte kozmetike, produkte farmaceutike dhe një supermarket, ndërsa Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka nisur hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për mos-ushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Aktualisht vazhdon operacioni për evidentimin e rasteve të shkeljeve ligjore në fushën e tatim-taksave, fshehjen e të ardhurave, punësim të paligjshëm, informalitetit dhe evazionit fiskal në të gjithë Qarkun e Vlorës.

 

Për më shumë, mund të lexoni edhe …

/web/Deshtimi_me_te_ardhurat_nga_tatimet_gjendet_zgjidhja_tatimoret_leshohen_per_gjoba_ndaj_biznesit_5070_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY