VIDEO/ Avioni italian fotografon nga ajri parcelat me drogë në Shqipëri

VIDEO/ Avioni italian fotografon nga ajri parcelat me drogë në Shqipëri

55
0
Shares

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato, Drejtori i Misionit Interforza Dr. Michele Grillo ndoqën një nga operacionet antikanabis në zonën e Tepelenës.
Sipas Policisë së Shtetit, “Operacioni u zhvillua në kuadër të zbatimit të protokollit operativ ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Italisë, për monitorimin ajror me avionë të posaçëm të Guardia di Finanza me teknologjinë më të fundit.
Bashkëpunimi me Guardia di Finanza dhe Universitetin e Napolit ka filluar në vitin 2012 dhe nga viti në vit ka sjellë një rritje të forcës goditëse të Policisë së Shtetit ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit.
Në operacionin e radhës u angazhuan rreth 50 forca policore dhe u shkatërruan më shumë se 6.100 bimë narkotike në këtë zonë me parcela.
Këtë vit fenomeni i kultivimit, për shkak të operacioneve të vitit të kaluar në Lazarat dhe Dukagjin, por edhe në të gjithë territorin e vendit, ka pësuar një ndryshim, është reduktuar sipërfaqja e kultivueshme, por janë rritur parcelat e dimensioneve të vogla.
Nga 1 janari deri në 22 korrik 2015, janë asgjësuar 261.699 bimë narkotike kannabis sattiva.
Në vitin 2014, janë asgjësuar 530.177 bimë narkotike kannabis sativa”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY