Komisionet e vettingut, rikontroll edhe njëherë për 164 kandidatë

Komisionet e vettingut, rikontroll edhe njëherë për 164 kandidatë

67
0
Shares

Avokati i Popullit do të rishfletojë përfundimisht 164 dosje kandidatësh për 27 anëtarët e organeve të vettingut, që do të zgjidhen nga Parlamenti për të realizuar rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë shqiptarë nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Nuk është e qartë se për cfarë arsye Avokati i Populit rishqyrton tashmë jo më 79 kandidatë që u kërkuan nga ONM edhe pse në mënyrë të paligjshme, por të gjithë kandidatët që janë shyrtuar njëherë prej tij.

Duke komentuar letrën më të fundit të shefes së ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, të dërguar më 22 mars për autoritetet shqiptare, Avokati i Popullit, Igli Totozani ka deklaruar se shpreson që deri më 3 prill të arrihet përzgjedhja e kandidatëve, të cilët do t’i nisen Parlamentit për shqyrtimin final.

“Nuk janë seleksionuar 79 kandidatë, kjo duhet të jetë e qartë. Kandidatët janë 164 në listën që ne e quajmë “B”. Zonja Calavera në listën e saj tregon se 80 e ca janë me rekomandim negativ dhe 79 kanë një mundësi për t’u rikonfirmuar dhe që plotësojnë kriteret”, deklaron Totozani, i cituar nga top Channel.

Më parë u përzgjodhën vetëm 79 kandidatë me mungesa në dokumentacion që morën fillimisht vlerësim pozitiv nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nga të cilët vetëm 21 aplikantë u konsideruan të kualifikuar plotësisht.

Më 6 mars, në kushtet e urgjencës Parlamenti vendosi të kthejë edhe njëherë mbrapsht listën që kishte ardhur nga ONM dhe Avokati i Popullit.

Në këtë mënyrë, deputetët më 6 mars vendosën rihapjen e garës për në organet e reja të vettingut, duke e konsideruar numrin 21 si të pamjaftueshëm, nga 27 anëtarë të nevojshëm.

U desh që pas 10 ditësh, më 16 mars Kuvendi të miratojë një projektvendim të ri për vettingun, duke pranuar gabimin e bërë më 6 mars, kur kishte kërkuar rihapjen e garës për në organet e reja.

Ndërsa Parlamenti shpërndahet në maj, as Totozani as deputetët dhe as ONM nuk japin garanci se vettingu do të instalohet përpara zgjedhjeve parlamentare.

Paralelisht me përzgjedhjen e kandidatëve për organet e vettingut ka nisur nga puna komisioni “ad hoc” për vlerësimin paraprak të 17 kandidatëve nga Avokatia për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 14 kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, transmeton Top Channel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY